EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

Një 48-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në fshatin Proptisht të Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 09:00, Blerim Çela, 51 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës Minir Çela, 48 vjeç. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi, por është kapur gjatë kontrolleve në fshatin Proptisht dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.