EMRAT/ Prokuroria e Fierit godet skemën e tjetërsimit të pronave në Levan, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara!

EMRAT/ Prokuroria e Fierit godet skemën e tjetërsimit të pronave në Levan, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara!

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit. Në kuadër të operacionit janë arrestuar ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i pronave, ndërsa për një ish-hartograf pranë ASHK-së Fier është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”. Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, çështja lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që njihte të drejtën e kompensimit për 100...