EMRAT/ Arrestohet ish-shefi i Urbanistikës në Tepelenë, për dëmtimin në zonën e mbrojtur të Vjosës

EMRAT/ Arrestohet ish-shefi i Urbanistikës në Tepelenë, për dëmtimin në zonën e mbrojtur të Vjosës

Policia e arrestoi në Memaliaj 44-vjeçarin, ndërsa procedoi në gjendje të lirë Andi Hasanin, 49 vjeç. Të dy u konstatuan duke gërryer shtratin e lumit Vjosa me një mjet të rëndë, në zonën e Gallaticës, në fshatin Vasjar. Lorenc Bami, ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës, është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Memaliaj, i dyshuar për veprën penale ‘Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’. Sipas njoftimit të Policisë, 44-vjeçari, banues në Tepelenë, u konstatua ditën e djeshme së bashku me 49-vjeçarin Andi Hasani, banues në Tiranë, duke gërryer shtratin e lumit Vjosa me një mjet të rëndë, në vendin e quajtur ‘Gallaticë’, në fshatin Vasjar. Për të njëjtën vepër penale, Hasani u procedua në gjendje të lirë. Sipas të dhënave të bëra...