EMRAT/ Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës, shpallet në kërkim Indrit Dokle

EMRAT/ Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës, shpallet në kërkim Indrit Dokle

Një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit, BKH-së dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është zhvilluar në Shkodër dhe Tiranë, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Operacioni, i koduar “Muri i Lartë”, është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, me ekzekutimin e një mase sigurie “Arrest me burg” ndaj Bledar Cafit, 50 vjeç, banues në Shkodër. Sipas Policisë së Shtetit, Cafi është arrestuar në banesën e tij në Shkodër. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më 25 shtator 2026 masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup...