Emisarja speciale britanike Karen Pierce bisedë telefonike me Kurtin për tensionet Kosovë-Serbi, zbardhet diskutimi

Emisarja speciale britanike Karen Pierce bisedë telefonike me Kurtin për tensionet Kosovë-Serbi, zbardhet diskutimi

Në këtë bisedë, Dame Karen shprehu shqetësimin e saj për situatën aktuale dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Emisarja Speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar pret me padurim pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit që do të mbahen në tetor në Mbretërinë e Bashkuar. Dame Karen do të zhvillojë gjithashtu një bisedë edhe me presidentin e Serbisë në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe vazhdimin e dialogut konstruktiv.