Emisarja britanike për Kosovën e Serbinë: S’ka nevojë për zgjidhje magjike, mjafton zbatimi i marrëveshjeve

Emisarja britanike për Kosovën e Serbinë: S’ka nevojë për zgjidhje magjike, mjafton zbatimi i marrëveshjeve

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, ka vlerësuar se nuk ka nevojë për zgjidhje “magjike” për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas saj, mjaftojnë marrëveshjet ekzistuese. “Nuk mendoj se kemi nevojë për një qasje të re apo ndonjë zgjidhje magjike që do të zgjidhte problemet në Bosnje e Hercegovinë apo në çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste për BBC në gjuhën serbe. Ajo ka sqaruar edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese. “Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit përmbajnë ide shumë të mira. Ato nuk janë marrëveshje teorike, por...
Burimi: ntv.al