Emigrantët kthehen për Pashkë, por s’ka radhë në dogana

Emigrantët kthehen për Pashkë, por s’ka radhë në dogana

Kjo e enjte ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të qytetarëve shqiptarë që hyjnë përmes pikës kufitare të Kapshticës për festën e Pashkës. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar 4147 persona. Nga ana tjetër, numri i qytetarëve që kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndjeshëm më i ulët 2426 persona janë regjistruar në dalje gjatë së njëjtës periudhë kohore. Situata në pikën e kalimit kufitar është paraqitur e qetë dhe e menaxhuar mirë. Qytetarët që kanë udhëtuar shprehen se nuk kanë hasur asnjë problem, si në doganën shqiptare, ashtu edhe në...
Burimi: Kohajone.com