EMIGRANTET/ BE-JA KOPJON MODELIN RAMA-MELONI

EMIGRANTET/ BE-JA KOPJON MODELIN RAMA-MELONI

Pesë vende të Bashkimit Evropian po përgatiten të nisin që në vitin 2027 dërgimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në qendra kthimi jashtë territorit të BE-së. Danimarka, Austria, Gjermania, Holanda dhe Greqia kanë rënë dakord në Kopenhagë për parimet e një modeli të përbashkët, të njohur si “return hubs”. Qendrat do të shërbejnë për migrantët të cilëve u është refuzuar azili dhe që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Sipas raportimeve, negociatat për ngritjen e këtyre qendrave po zhvillohen me vende partnere jashtë BE-së, ndërsa Uganda dhe Ruanda përmenden si dy prej opsioneve të mundshme. Ministri danez i Migracionit, Morten Bødskov, tha se synimi është që transferimet e para të nisin në vitin 2027. Sipas tij, qendrat nuk do të funksionojnë...