“Embargoja” e mishit nga Brazili, mbyllen porositë për sasitë e gjedhit dhe derrit, ngarkesat e fundit deri në dhjetor!
Pas 20 vitesh që shqiptarët konsumojnë mish Brazili 3 shtatori shënon fundin afatit zyrtar të vendosur nga ministria e Bujqësisë te porosive për importin e mishit të gjedhit dhe derrit. Tregtarët e mishit nga Brazili, pas kësaj date, e kanë të ndaluar të blejnë produkte mishi të dy kategorive të sipërpërmendura. Ky vendim vjen pas njoftimit të Komisionit Europian më 4 qershor, i cili deklaroi se nuk kishte marrë informacion që garantonte se Brazili kishte zbatuar masat e nevojshme për përdorimin e antibiotikëve që rrisin masën muskulore të kafshëve, por edhe për përdorimin e antibiotikëve që kurojnë në mënyrë të shpejtë kafshët nga sëmundjet, por që rrezikojnë shëndetin e njeriut. Për këtë arsye, Brazili humbi shenjën “X” për importin e mishit të gjedhit, kuajve, shpendëve,...
Burimi:
javanews.al