
Elisa Spiropali uron besimtarët Fitër Bajramin: Kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman
👁5677
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat, ajo theksoi se kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman. Spiropali shprehu se toleranca mes komuniteteve fetare në Shqipëri është një realitet dhe jo thjesht një slogan. Ajo theksoi se Komuniteti Mysliman është një faktor progresi që nxit harmoninë fetare dhe shmang përçarjen. “Kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman. Gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri e diasporë, në trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në...
Burimi:
Kohajone.com