Elez Isufi, Robin Hudi i Shqipërisë

Elez Isufi, Robin Hudi i Shqipërisë

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, gazetarët anglezë, të mahnitur me paraqitjen impozante dhe burrërore të  Isa Boletinit, që rrezatonte ngjashmëri me heronjtë e antikës, por edhe  duke qenë në njohuri me aktivitetin e tij atdhetar, nuk kishin hezituar ta krahasonin me Robin Hudin, heroin e njohur të vegjëlisë britanike, i cili luftoi kundër të huajve por edhe kundër feudalëve mercenarëve të vendit. Në shumë segmente i tillë ishte Isa Boletini. Në të njëjtin nivel të atdhetarisë së dëshmuar nuk mbetet prapa, as Elez Isufi, 1861-1924. Si bir besnik i atdheut, luftëtar i shquar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, Elez Isufi ka luftuar kundër Turqisë, kundër forcave serbe, por edhe kundër forcave mercenare të Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ceno beg Kryeziut dhe të tillëve që...