Eleanor Roosevelt, gruaja që i dha një dimension të ri rolit të Zonjës së Parë të SHBA-së

Eleanor Roosevelt, gruaja që i dha një dimension të ri rolit të Zonjës së Parë të SHBA-së

Eleanor Roosevelt, një nga figurat më të rëndësishme të politikës dhe të drejtave të njeriut në shekullin XX, lindi më 11 tetor 1884 në Nju Jork. Bashkëshortja e presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt, ajo u shqua për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave civile, barazisë gjinore dhe dinjitetit njerëzor. Gjatë viteve 1933–1945, kur bashkëshorti i saj drejtonte Shtetet e Bashkuara, Eleanor Roosevelt e shndërroi rolin e Zonjës së Parë në një platformë të fuqishme për veprim publik. Ajo ishte e para që mbajti konferenca të rregullta për shtyp, shkroi rubrika të përditshme në gazeta dhe u angazhua drejtpërdrejt në çështje politike e sociale, duke mbështetur veçanërisht të drejtat e afrikano-amerikanëve dhe të grave. Pas vdekjes së Franklin D. Roosevelt në vitin 1945, ajo...