Elbasan, PS forcon mandatin e 10-të. Diferencë me mbi 30 mijë vota me PD

Elbasan, PS forcon mandatin e 10-të. Diferencë me mbi 30 mijë vota me PD

Informacionet e fundit, tregojnë se në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 409 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej. PS ka marrë 63329 vota, ndërsa PD ka siguruar 30318 vota. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë prej rreth 28 mijë votash. Socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.  
Burimi: Kohajone.com