Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Elbasan/ Policia gjen fëmijën e humbur 4-vjeçar, rikthehet pranë prindërve
Policia e Elbasanit ka gjetur sot në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4 vjeç, i cili rezultoi të ishte i humbur. I mituri ka deklaruar se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”. Pas raportimit në media, policia arriti të identifikojë prindërit dhe të riktheje djalin te ta.