Elbasan/ Eksplozivi në makinën e Alba Duhanxhiut, arrestohet 43-vjeçari, tre persona në kërkim
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi të shtetases Alba Duhanxhiu iu vendos lëndë plasëse. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia”, është ndaluar njëri prej personave të dyshuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Ervis Tivari, 43 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka siguruar automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim O. E., 36 vjeç, M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, si dhe B. N., 17 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve, katër personat dyshohet se kanë bashkëpunuar për të organizuar dhe realizuar vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e Alba Duhanxhiut....
Burimi:
syri.net