“El Clasico” e së dielës sipas shprehjes “kujdes, nuk jemi aq keq”. Barcelona-Real Madrid 11-10
“Kujdes, nuk jemi aq keq” – ishte shprehja e famshme e Joan Laportës, me të cilën presidenti i Barcelonës kundërshtonte pesimizmin për ekipin. 18 vite më vonë, Mourinho mund ta përdorë këtë shprehje për Real Madridin, pak ditë para “El Clásico” në “Camp Nou”. Barcelona e Flick shihej si favorite e madhe, por rezultatet e fundit kanë ngushtuar diferencën. Reali vjen pas 4 fitoreve radhazi, serisë më të mirë sezonale. Në 12 ndeshje të La Liga-s dhe Champions-it, madrilenët kanë regjistruar 10 fitore e 2 humbje (83%), ndërsa Barcelona ka fituar 11 herë në 12 takime. Problemi i Realit është se të dyja humbjet erdhën në kampionat, ku Barcelona vazhdon të jetë e pathyeshme. Në “Bernabéu”, Mourinho ka ndërtuar një fortesë: 7 ndeshje, 7 fitore,...
Burimi:
telesport.al