Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekzekutohet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje! Trupi i pajetë u gjet në rrugë
Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë. Sipas policisë, rreth orës 21:00 në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi Frrok Lleshaj, 65 vjeç. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje. Sipas informacioneve nga korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani, Lleshaj ka qenë i dënuar me parë me burgim për veprën penale “Vrasje me dashje”. Top Channel