Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar në Francë
👁11063
Bota E Hënë, 21 Prill 2025 11:55 Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, pasi është ekzekutuar me armë zjarri një 19-vjeçar shqiptar në Avenue Charras në Clermont-Ferrand. Pas aktit të rëndë, autori është larguar me makinë. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. 19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje. Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset. Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar.