No Image Available

Ekzekutohet me armë shqiptari në Spanjë, autori u largua me monopatinë

Një 39-vjeçar me shtetësi shqiptare është vrarë këtë të martë, pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri në rrugën San Nicolás de Bussi, në zonën e Playa Flamenca, në jug të provincës së Alicante-s, në Spanjë. Sipas dëshmive të personave që ndodheshin në zonë, autori i krimit ka mbërritur me një monopatinë elektrike. Ai i është afruar viktimës dhe ka qëlluar disa herë radhazi me armë zjarri. Pas të shtënave, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke u zhdukur brenda pak sekondash. Qendra e Informacionit dhe Koordinimit të Urgjencave ka dërguar menjëherë në Playa Flamenca një ekip të shërbimit të urgjencës mjekësore SAMU. Megjithatë, kur mbërritën në vendngjarje, mjekët nuk mundën të bënin asgjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e 39-vjeçarit. Deri në...