Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve
Fund viti po afron, por viti 2026 nuk ka sjellë asnjë njohje të re për Kosovën. Asnjë shtet nuk ka njoftuar zyrtarisht se e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë, duke e lënë edhe këtë vit pa përparim në procesin e njohjeve. Për ish-diplomaten Alma Lama, kriza e zgjatur politike në vend ka ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e një diplomacie aktive dhe të angazhimit për sigurimin e njohjeve të reja. “Problemi i njohjes deri diku është konsumuar, ato shtete që kanë mundur ta njohin Kosovën më herët e kanë njohur. Shtetet e tjera janë nën influencën ruse e kineze. Kjo nuk do të thotë që janë eksploruar të gjitha vendet, por duket se është një mision jashtëzakonisht i...
Burimi:
javanews.al