Vrasja e shqiptarit Fatos Cenaj, prokuroria italiane dënon me 24 vite burg autorin Moreno Violetto

Vrasja e shqiptarit Fatos Cenaj, prokuroria italiane dënon me 24 vite burg autorin Moreno Violetto

Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili është akuzuar për vrasjen e shqiptarit Fatos Cenaj, 58 vjeç, në Fontaniva, në provincën e Padovës. Kërkesa u paraqit nga prokurorja Maria D’Arpa në përfundim të pretencës në Gjykatën e Assizes në Padova.   Autori akuzohet për vrasje me dashje, të kryer me paramendim dhe për motive të ulëta. Sipas akuzës, vrasja e Cenajt nuk ishte rezultat i një konflikti mes dy familjeve, por lidhej me një urrejtje të përgjithshme të 45-vjeçarit ndaj fqinjëve të tij. Prokurorja argumentoi se objektivat e vërtetë të autorit dyshohet se ishin vajza dhe dhëndri i viktimës, ndërsa Fatos Cenaj u bë shënjestra më e lehtë për t’u goditur. ‘Fatos ishte viktima sakrifikuese më e lehtë dhe më...