Ekzekutohet gazetari në Arabinë Saudite, e parashikoi fatin e tij në rrjetet sociale

Ekzekutohet gazetari në Arabinë Saudite, e parashikoi fatin e tij në rrjetet sociale

Turki Al-Jasser, një gazetar saudit i cili ishte arrestuar në vitin 2018 nën akuza për terrorizëm dhe tradhti të lartë, u ekzekutua ditën e shtunë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite. Arrestimi dhe dënimi i tij besohet se lidhen me një llogari anonime në Twitter që denonconte korrupsionin e familjes mbretërore. Al-Jasser kishte paralajmëruar se çfarë do i ndodhte në një postim të vitit 2014: “Shkrimtarët arabë mund të vriten lehtësisht nga qeveritë e tyre nën pretekstin e sigurisë kombëtare”-shkruante ai. Sipas organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, akuzat ndaj tij ishin të fabrikuara dhe ekzekutimi i...
Burimi: Top-Channel.tv