Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura brenda një thesi në një makinë (EMRI)

Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura brenda një thesi në një makinë (EMRI)

pamjet nga maikna ku u gjet i vrarë shqiptari ITALI-Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur në ujë. Viktima i identifikuar si Ferdinant Hoti u gjet brenda një thesi në sediljet e pasme të një mjeti tip një 'Fiat Bravo', e cila u nxor nga uji mëngjesin e 9 shtatorit në rrugën Via del Santo, në zonën e Padovës.  35-vjeçari është identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve dhe elementeve të tjera të mbledhura nga karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës. Në momentin kur është ekzekutuar, shqiptari i kishte duart e lidhura. Sipas konstatimeve të mjekut ligjor Rafi El Mazloum, i cili kreu autopsinë e trupit, Hoti është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt, raportojnë...