Ekzekutim makabër/ 35 vjeçari shqiptar vritet brutalisht brenda makinës së tij
Një 35-vjeçar shqiptar është identifikuar si viktima e një vrasjeje të rëndë në San Giorgio delle Pertiche, në Itali. Bëhet fjalë për Ferdinant Hotin, banues në Mirano, trupi i të cilit u gjet brenda një Fiat Bravoje të zhytur në lumin Tergola. Identifikimi i viktimës u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe provave të tjera të mbledhura nga hetuesit. Sipas rezultateve të autopsisë, 35-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa në momentin e ekzekutimit i kishte duart të lidhura. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar gjithashtu se shqiptari kishte ndërruar jetë përpara se trupi të hidhej në ujë, pasi në mushkëri nuk u gjetën shenja të pranisë së ujit. Karabinierët po punojnë për të rindërtuar lëvizjet e Hotit gjatë mbrëmjes së 7...
Burimi:
ntv.al