VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)
Mateos Jubani është dënuar me 15 vite burg në Britani, pas dy sulmeve me armë zjarri të ndodhura në qershor të vitit 2025 në zonën e Enfield, në veri të Londrës. Policia Metropolitane ka publikuar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë që dokumentojnë ngjarjet. Sipas autoriteteve britanike, incidenti i parë ndodhi në mbrëmjen e 12 qershorit 2025, kur një person ndoqi me vrap një 18-vjeçar dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, por plumbi nuk e kapi. Rreth 30 minuta më vonë, afërsisht në orën 23:00, një tjetër 32-vjeçar, i cili ndodhej në makinën e tij në Park Avenue, pranë kryqëzimit me Green Lanes, u bë objekt i një sulmi të dytë. Autori qëlloi në drejtim të tij, por edhe këtë herë...
Burimi:
javanews.al