U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”
Një 30-vjeçar nga Thumana kishte zgjedhur një formë jo të zakonshme për të frekuentuar jetën e natës në zonën e ish bllokut. Veç muzikës dhe alkoolit për adrenalinë ai mbante edhe një pistoletë në brez. Por kjo nuk mbeti një e fshehtë. Forcat e komisariatit nr. 2 në kryeqytet kishin marrë informacion për 30-vjeçarin problematik të arrestuar 3 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 2 herë për plagosje, raporton Top Channel. 30-vjeçari Petrit Shima u arrestua teksa po lëvizte me taksi në zonën e ish Bllokut dhe pistoleta që ai mbante pa leje u sekuestrua. Në pranga ra dhe shoku i tij 25 vjeç, Redion Hymeri, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Por vënia në pranga nuk e ndali paligjshmërinë. Nën efektin...
Burimi:
javanews.al