Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekspozita “Vagullnaja vizuale” hapësira alternative e artit bashkëkohor, ekspozohen punët e dhjetë artistëve
Nga Julia Vrapi Piktura, skulptura, instalacioni dhe fotografia janë pjesë e ekspozitës “Vagullnaja vizuale”. Ekspozitat e artit janë aktivitete që pasurojnë jetën artistike dhe kulturore, ku këto ditë në Tiranë u hap dhe “Vagullnaja vizuale”, si një ndër ekspozitat e reja në kryeqytet. Në ekspozitën e kuruar nga Ardian Isufi janë punime të artistëve të njohur në artin pamor. Ekspozita në Vertical Forest Tirana ka të ekspozuara punë nga Ardian Isufi, Albes Fusha, Ardian Kapo, Artan Marku, Artan Peqini, Ergys Krisiko, Gazmend Leka, Helidon Haliti dhe Sadik Spahija, i ftuar special është dhe Kristo Krisiko. Punët e këtyre artistëve janë...