Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekspozita për Ballkanin/ Hapet në Korçë me fotot e zbulimeve të bëra në Gradishtë, hedhin dritë mbi historinë e rajonit
Zbulimet e bëra në Gradishte, afër Bitolas, një nga sitet arkeologjike më të pasura të Maqedonisë së Veriut që po hedhin dritë mbi historinë e Ballkanit janë sjellë në Korçë përmes një ekspozite fotografike. Përgjatë dy viteve të fundit në këtë sit arkeologjik u zbuluan monedha të cilat datojnë që nga koha e Aleksandrit të Madh. Për arkeologun, Engin Nasuh në vendbanimin që ka qenë një qendër e rëndësishme qytetërimi krahas monedhave janë gjetur edhe artefakte të tjera që datojnë nga neoliti i vonë deri në periudhën e bronzit çka dëshmon shkëmbimet tregtare, politike dhe kulturore në Ballkan. “Këto zbulime...