Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Eksplozivi në servisin e motorëve, policia jep detaje: Lënda plasëse shpërtheu në dritaren e biznesit
Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Bashkimi” në Vlorë dyshohet se ka ndodhur pikërisht në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të shtetasit V. B. Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse është vendosur në këtë pikë, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia vijon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale....