Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Eksperti: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë
👁13503
Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027. Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht...