Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ekskluzive/ Zbulohen shkrimet antike që provojnë se Pellazgët flisnin shqip; gjeneza e civilizimit evropian
Pellazgët ishin një popull i lashtë, paraardhësit e të gjithë popujve indoevropianë. Për këtë popull antik që përhapi kulturën në gjithë Evropën dihet shumë pak, thuajse asgjë. Gjuha e këtij populli quhej Pellazgjisht. Këtë e përmend në shkrimet e tij historiani antik Diodorus Siculus (Diodor Siçiliani), i cili jetoi midis viteve 90 – 30 para erës sonë. Diodor Siçiliani shkruan se poetët parahomerikë janë shprehur me këtë gjuhë, pra Pellazgjishten, dhe me alfabetin që përdorej për ta shkruar atë. Nga i njëjti burim mësojmë se kjo gjuhë është përdorur për të paktën 10 shekuj para erës së re. Më tej, Diodori Siçiliani raporton se ishin pellazgët ata që e sollën të parët alfabetin në gadishullin Italik, si dhe në pjesën tjetër të Evropës, duke bërë...