Ekonomia, problemi më i madh për shqiptarët! Publikohen rezultatet e sondazhit të tretë të “McLaughlin”

Ekonomia, problemi më i madh për shqiptarët! Publikohen rezultatet e sondazhit të tretë të “McLaughlin”

Ekonomia është çështja që i zemëron dhe frustron më shumë shqiptarët, sipas sondazhit të “McLaughlin and Associates”, zhvilluar në periudhën 26 prill – 3 maj. Ekonomia është në vend të parë me 19.4% , një shifër më e ulët se në sondazhin e kaluar, ndjekur nga papunësia, që për 15.8% të të anketuarve është problemi më i madh. Më pas, renditen emigrimi, çmimet e rritura, korrupsioni, pagat e ulëta, varfëria, shëndetësia, politika, edukimi.
Burimi: Javanews.al