‘Ekonomia e kafeneve’ e mban vendin të zhytur me produktivitet dhe paga të ulëta
Një studim i fundit i London School of Economics (LSE) tregon se ekonomia e Greqisë është bërë gjithnjë e më e varur nga turizmi, restorantet, baret dhe shërbimet e akomodimit, ndërsa produktiviteti i punës dhe pagat reale kanë pësuar rënie të ndjeshme. Studiuesit paralajmërojnë se ky model zhvillimi, megjithëse ka ndihmuar në përmirësimin e bilancit të jashtëm të vendit, rrezikon ta mbajë Greqinë të mbërthyer në një ekonomi me produktivitet dhe paga të ulëta. Një studim i fundit, i titulluar “The Café Economy” (Ekonomia e kafeneve), i realizuar nga Observatori Helen pranë London School of Economics (LSE), nxjerr në pah një realitet shqetësues lidhur me transformimin e ekonomisë greke pas periudhës së programeve ndërkombëtare të shpëtimit financiar. Studimi, i hartuar nga Michalis Nikiforos, Vlassis Missos,...
Burimi:
syri.net