Ziraat Bank hap degën e re në Tiranë, forcohet bashkëpunimi ekonomik Shqipëri–Turqi

Ziraat Bank hap degën e re në Tiranë, forcohet bashkëpunimi ekonomik Shqipëri–Turqi

Dega e bankës së re, “Ziraat Bank” u hap në Tiranë me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke dhe shqiptare. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e zyrave të “Ziraat Bank” në Tiranë ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Barış Ceyhun Erciyes, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, zëvendësministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, Abdullah Erdem Cantimur, Drejtori i Përgjithshëm i “Ziraat Bank”, Alpaslan Çakar, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe shqiptare. “Ziraat Bank”, një nga institucionet financiare më të mëdha dhe më të vjetra të Turqisë me një histori që shtrihet prej më shumë se 160 vitesh dhe me prani ndërkombëtare në shumë vende, synon të kontribuojë në zhvillimin e...