VIDEO-‘Mos i mbani paratë në jastëk!’/ Paralajmërimi i ekspertit Cenko: Inflacioni ju varfëron çdo ditë
Eksperti i ekonomisë Enriko Cenko, i ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV me gazetaren Klaudja Karabolli, ka analizuar mënyrat se si individët menaxhojnë paratë dhe ndikimin e inflacionit në vlerën e tyre. Sipas tij, ekzistojnë tre kategori kryesore njerëzish në raport me financat personale: ata që i mbajnë paratë në shtëpi, ata që i depozitojnë në bankë dhe ata që i investojnë. Ai theksoi se mbajtja e parave ‘në jastëk’ është mënyra më e pafavorshme, pasi inflacioni ul vazhdimisht fuqinë blerëse. ‘100 euro sot kanë më shumë vlerë se 100 euro vitin e ardhshëm’, u shpreh ai, duke ilustruar ndikimin e drejtpërdrejtë të inflacionit në konsum. Ndërsa depozitimi i parave në banka, sipas tij, në rastin më të mirë shërben për të ruajtur...
Burimi:
syri.net