Skandali me fundosjen e Marinës së Durrësit, Alabbar pranon dështimin: Ndërtova shumë shpejt, ishte gabim
Biznesmeni Mohamed Alabbar, investitori i projektit të Marinës së Durrësit, ka pranuar dështimin me projektin miliarda euro në Shqipëri. Në një intervistë për mediat e huaja, themeluesi i kompanisë “Emaar” është shprehur se “në Shqipëri ndërtova shumë shpejt” dhe se kjo, sipas tij, “ishte gabim”. Më tej Alabbar ndalet edhe te një tjetër projekt i tij në bregdetin e Malit të Zi, të cilin gjithashtu e cilëson si një gabim. Sipas tij, vendimmarrja u ndikua nga këshillat e një juristi indian, çka, sipas biznesmenit, rezultoi një zgjedhje e gabuar. Kujtojmë se projekti “Durrës Yacht & Marina”, i prezantuar si një nga investimet më të mëdha strategjike në Shqipëri, me një vlerë prej 3.2 miliardë eurosh është përballur me probleme serioze gjatë zbatimit. Dy nga godinat...
Burimi:
sot.com.al