“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një grup të strukturuar kriminal të akuzuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, duke dënuar në total me 155 vite burg 28 të pandehur. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), grupi kriminal gjatë periudhës 2022–2024 organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë deri në 10 mijë euro. Hetuesit kanë zbuluar se rrjeti siguronte dokumente të falsifikuara dhe përdorte ndërmjetës për transportimin e personave përmes rrugëve tokësore, ajrore dhe detare. Në këtë aktivitet përdoreshin edhe agjencitë e udhëtimit “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat sipas SPAK bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Sipas...
Burimi:
gijotina.com