Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin
Kriza në FIFA po thellohet. Pas Federatës Uellsiane të Futbollit, edhe Anglia pritet të ndërmarrë hapin e radhës duke tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentin Gianni Infantino. Federata Angleze (FA) është gati t’i dërgojë një letër kreut të FIFA-s, ku do të njoftojë se nuk e mbështet më kandidaturën e tij për të vazhduar në krye të organizatës, pas polemikave të mëdha që shpërthyen rreth planit për t’u shitur Botërorin investitorëve privatë. Kjo vjen vetëm pak pasi Uellsi u bë federata e parë që publikisht i tërhoqi mbështetjen Infantinos, ndërsa presioni ndaj tij po rritet edhe nga UEFA. Konflikti mes UEFA-s dhe FIFA-s është përshkallëzuar pasi institucioni europian ka paralajmëruar se po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore kundër planit të quajtur FIFA Forward Enterprise...
Burimi:
javanews.al