Ndërtimi dhe tregtia tërheqin poshtë ekonominë, bie treguesi i besimit
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1 pikë në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, përkeqësimi u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e biznesit, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe tregtisë. Ndërkohë, treguesi i besimit konsumator regjistroi rritje. Vlera e treguesit të ndjesisë ekonomike megjithatë qëndron 5.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Treguesi i besimit të industrisë ra lehtësisht me 0.8 pikë përqindje në muajin korrik, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për kontratat porositëse të eksportit. Niveli i treguesi qëndron rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren e vet historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë në rënie krahasuar me ato të një muaji më parë. Treguesi i besimit në ndërtim ra...
Burimi:
syri.net