GJKKO dënon me rreth 155 vite burg në total 28 të pandehur për trafikim të emigrantëve
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi këtë të hënë me rreth 155 vite burg në total 28 të pandehur, të cilët u shpallën fajtorë për veprën penale “ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), grupi kriminal organizonte kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt disa vendeve të botës, kundrejt pagesave që arrinin në mijëra euro për person. Vendimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Atalanda Zeqiraj. Çështja u përfaqësua në gjykatë nga prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini. Ky vendim vjen në kuadër të goditjes së grupeve kriminale të përfshira në organizimin e emigracionit të paligjshëm dhe pritet...
Burimi:
syri.net