Gara për pasues të Olsian Çelës në krye të Prokurorisë, ja 5 kandidaturat në garë për postin e rëndësishëm

Gara për pasues të Olsian Çelës në krye të Prokurorisë, ja 5 kandidaturat në garë për postin e rëndësishëm

Janë zyrtarizuar kandidatët që do të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, një proces i hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi në dhjetor i mbaron mandati Olsian Çelës.Bëhet me dije se prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili fillimisht kishte dorëzuar dokumentacionin pranë KLP-së për të qenë pjesë e garës, është tërhequr nga kandidatura.Pas këtij zhvillimi, në garë mbeten pesë kandidatë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë, Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Ylli Pjetërnika, Rovena Bozo, prokurore në Tiranë si dhe Adnan Xholi, prokuror në SPAK.Post navigation