VIDEO/ Blerta Gazidede: Shtresa e mesme në stanjacion, arsimi dhe strehimi po shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit
Ekspertja e ekonomisë Blerta Gazidede, e ftuar në emisionin Kush Paguan me Klaudja Karabolli në SYRI TV, ngriti shqetësime mbi përkeqësimin e kushteve ekonomike për shtresën e mesme në Shqipëri, duke e lidhur këtë me rritjen e emigracionit dhe vështirësitë për jetesë. Sipas Gazidedes, shtresa e mesme, e cila përfaqëson përqindjen më të madhe të popullsisë, ndodhet në një situatë stanjacioni ekonomik, çka sipas saj po ul perspektivën zhvillimore dhe po shtyn gjithnjë e më shumë familjet drejt emigrimit. Ajo u ndal veçanërisht te fenomeni i ‘ikjes së trurit’, duke argumentuar se vendin po e lënë kryesisht të rinjtë, intelektualët dhe familjet e reja me fëmijë. ‘Nëse do të shkatërrosh një komb, largo rininë dhe intelektualët’, u shpreh ekonomistja, duke theksuar se Shqipëria po përballet...
Burimi:
syri.net