Ulen çmimet e karburanteve, Bordi vendos tavanet e reja për naftën dhe benzinën

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi vendos tavanet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar më 13 qershor 2026, ka vendosur çmimet e reja maksimale të shitjes për nënproduktet e naftës, duke përcaktuar kufijtë që operatorët duhet të respektojnë në treg. Sipas vendimit të miratuar, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë 183 lekë për litër, ndërsa në shitjen me shumicë nuk duhet të kalojë 171 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 170 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë kufiri është 158 lekë për litër. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi më 13 qershor, në orën 14:00, dhe do të qëndrojnë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do...