Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

Pushimet verore dhe plazhi konsiderohen të dobishme për shumë njerëz, por për personat me sëmundje reumatizmale kërkohet kujdes. Reumatologia Nerënxa Ajasllari tregon se cilët pacientë përfitojnë më shumë nga plazhi dhe deti. “Plazhi është i rekomandueshëm për disa grupe sëmundjesh reumatizmale. Sidomos noti dhe ushtrimet në ujë janë të rekomandueshme për të ulur ngarkesën mbi kyçet, për të rritur lëvizshmërinë dhe për të ulur ngurtësimin, sidomos në pjesën e gjunjëve. Pacientët që vuajnë nga artroza, spondiloartropatitë dhe artriti reumatoid mund të përfitojnë, nëse sëmundja e tyre është e stabilizuar me mjekim”, tha mjekja. Megjithatë, jo në çdo rast ekspozimi në diell është i këshillueshëm, duhet të respektohen disa masa të thjeshta gjatë pushimeve. “Sëmundjet autoimune si lupusi eritematoz sistemik, dermatomioziti apo vaskulitet. Këto sëmundje, kur...