Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk do të heqë dorë nga udhëtimi i planifikuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar nga International Criminal Court. Në një intervistë për Fox News, pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu zbuloi se ka “forca speciale rreth vetes” në rast se përballet me një tentativë arrestimi gjatë vizitave jashtë Izraelit. “Kemi forca speciale rreth nesh. Kam shërbyer me ta për pesë vite”, tha ai, pa dhënë detaje mbi rolin që do të kishin këto njësi. Deklaratat e Netanyahu vijnë pas komenteve të kryebashkiakut të New York, Zohran Mamdani, i cili javën e kaluar tha se kryeministri izraelit nuk...