E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Era do të jetë me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s ndërsa valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.