“Do t’ju marrim për veshësh dhe për leckash”, juristi i kthehet Gonxhes: Mos kërcëno protestuesit se ti je për burg

“Do t’ju marrim për veshësh dhe për leckash”, juristi i kthehet Gonxhes: Mos kërcëno protestuesit se ti je për burg

Juristi Franc Nuri ka reaguar ashpër pas deklaratës së Blendi Gonxhes se “kush do ngrejë dorë mbi policinë do merret për veshësh a leckash dhe do procedohet”. “Blendi Gonxhja nuk është as Ministër i Brendshëm, as Drejtor i Policisë dhe as drejtues i SHISH-it. Është akoma Ministër i Kulturës dhe Turizmit. Është pikërisht ministri që gjeti “shpikjen” juridike për t’i kaluar 4.3 milionë euro me akt normativ nga fondi rezervë, sepse as ligji i turizmit dhe as ligji i kulturës nuk ia mundësonin ta bënte vetë.”– thekson Nuri. Ai i drejtohet Gonxhes duke e paralajmëruar të mos bëjë si trim me qytetarët që kërkojnë llogari, por të bëjë gati mbrojtjen për në SPAK. Reagimi i plotë: GONXHE, LËRI KËRCËNIMET! BËJ GATI MBROJTJEN PËR 4.3 MILIONË...