Udhëzimi, ujë falas deri në 5 m³ në muaj për familjet në ndihmë ekonomike

Udhëzimi, ujë falas deri në 5 m³ në muaj për familjet në ndihmë ekonomike

Familjet dhe individët në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përfitojnë kompensim të plotë për një pjesë të faturës së ujit gjatë vitit buxhetor 2026. Sipas Udhëzimit nr. 3, datë 5.6.2026 që tashmë ka hyrë në fuqi, “Për miratimin e metodologjisë, për kriteret dhe procedurat, për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore, për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, për vitin buxhetor 2026”, kategoritë në nevojë do të kompensohen në masën 100% për konsumin deri në 5 metra kub ujë të pijshëm në muaj për kontratë. Përfitues janë subjektet e parashikuara nga neni 7 i ligjit nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Skema nuk mbulon vetëm vlerën e ujit të konsumuar. Udhëzimi parashikon se për këto kategori...