Turizmi dhe ndërtimi nxisin ekonominë, prodhimi humbet terren

Turizmi dhe ndërtimi nxisin ekonominë, prodhimi humbet terren

Ekonomi E Shtunë, 20 Qershor 2026 15:24 Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te sektori i shërbimeve, ndërsa pesha e prodhimit në ekonomi po vijon të bjerë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit tregojnë një tendencë të qartë: turizmi, ndërtimi, tregtia dhe pasuritë e paluajtshme po marrin rol gjithnjë e më të madh në rritjen ekonomike, ndërsa sektorët prodhues po përballen me vështirësi. Industria, e cila konsiderohet një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe rritjen e eksporteve, ka shfaqur shenja dobësimi. Prodhimi industrial ka shënuar një tkurrje prej afro 5%, ndërsa shitjet kanë rënë me më shumë se 3%. Në të njëjtën kohë, është ulur edhe numri i të punësuarve në këtë sektor, duke reflektuar sfidat...