50 mijë euro granaci, Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit
Garancia financiare prej 50 mijë eurosh nuk ka qenë e mjaftueshme për gjyqtarin e vetëm të çështjes së dytë ndaj Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili ka refuzuar kërkesën për lirimin e tij me kusht. Gjyqtari Nicolas Guillou ka vendosur që Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, pavarësisht se e ka vlerësuar pozitivisht garancinë financiare të ofruar nga familja dhe miqtë e tij. Në vendimin e tij, gjyqtari thekson se shuma prej 50 mijë eurosh, e cila do të mund të konfiskohej në rast të mosparaqitjes në seancat gjyqësore, e ul rrezikun e mundshëm të largimit. Megjithatë, Gjykata ka vendosur që paraburgimi të vazhdojë për shkak të shqetësimeve se Thaçi mund të ndikojë në...
Burimi:
kohajone.com